Kryeprokurori Isufaj takohet me Altin Dumanin e SPAK-ut, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kryeprokurori i  Prokurorisë Speciale të Kosovës,  Blerim Isufaj, sot është takuar me drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar, Altin Dumani. Në njoftim thuhet se ata gjatë takimit kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e…

Lajme

01/10/2025 12:15

Kryeprokurori i  Prokurorisë Speciale të Kosovës,  Blerim Isufaj, sot është takuar me drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar, Altin Dumani.

Në njoftim thuhet se ata gjatë takimit kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

“Z.Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa, z. Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend.”