Kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim maksimal për garantimin e integritetit të zgjedhjeve lokale
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur sot kolegjiumin e rregullt me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive, si dhe me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku në fokus të diskutimeve ishte përgatitja institucionale për procesin e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjatë takimit, ndër…

Lajme
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur sot kolegjiumin e rregullt me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive, si dhe me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku në fokus të diskutimeve ishte përgatitja institucionale për procesin e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Gjatë takimit, ndër temat kryesore u theksua kontrolli i lëndëve, trajtimi i kallëzimeve penale brenda afateve ligjore, përdorimi i masave të fshehta hetimore sipas Kodit të Procedurës Penale, si dhe trajtim i raporteve të ATK-së në procedurat penale, raporton lajmi.net
Një vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjeve të Prokurorit të Shtetit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe angazhimit të prokurorëve për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet, si: blerja e votës, keqpërdorimi i pozitës, apo cenimi i procesit.
Me këtë rast, z. Kelmendi dhe Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje u kërkuan kryeprokurorëve që të caktojnë prokurorë përgjegjës në të gjitha prokuroritë, të cilët do të monitorojnë dhe veprojnë në kohë reale për çdo parregullsi eventuale që mund të paraqitet gjatë procesit zgjedhor.
“Angazhimi i prokurorëve për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor është i domosdoshëm. Çdo shkelje që dëmton besimin e qytetarëve në zgjedhje do të trajtohet me prioritet”, u theksua në takim./Lajmi.net/