Kryeprokurori i Gjilanit jep detaje për Sllamnikun: U ndalua për 48 orë, dyshohet për dy vepra penale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Gjilan, Arben Kadriu ka konfirmuar për lajmi.net tanimë arrestimin e Arianit Sllamnikut. Kadriu bëri të ditur se Sllamniku është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë. Ai po ashtu deklaroi se i njëjti është ndaluar nën dyshimin për dy vepra të ndryshme penale. “Dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm…

Lajme

20/01/2026 14:58

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Gjilan, Arben Kadriu ka konfirmuar për lajmi.net tanimë arrestimin e Arianit Sllamnikut.

Kadriu bëri të ditur se Sllamniku është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

Ai po ashtu deklaroi se i njëjti është ndaluar nën dyshimin për dy vepra të ndryshme penale.

“Dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së”./Lajmi.net/

Arrestohet Arianit Sllamniku, pas raportimit të lajmi.net