Ngritet aktakuzë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, kryeprokurori Gashi: Rast shumë i ndjeshëm
Një vit pasi vrasjes së Liridona Ademajt, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur sot një konferencë për media, në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ku u bë e ditur se është ngritur aktakuza. Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi deklaroi se konferenca u thirr për…
Lajme
Një vit pasi vrasjes së Liridona Ademajt, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur sot një konferencë për media, në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ku u bë e ditur se është ngritur aktakuza.
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi deklaroi se konferenca u thirr për ngritje të aktakuzës në rastin e Ademajt, derisa ka falënderuar familjen e viktimës, të cilët kanë bashkëpunuar me organet e rendit.
“Falënderoj familjen Ademaj që i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë, bashkë me përfaqësues të mbrojtjes. Me të vërtet kemi qenë të kufizuar të japim informacione në lidhje me rastin pasi kemi mundur të cenojmë integritetin e hetimeve “tha ai.
“Siç e dini rasti ka qenë shumë i ndjeshëm e fillimisht ka qenë i inskenuar si një grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve e prokurores brenda një afati të shkurtër kohor kemi arritur të zbulojmë kryesit e kësaj vepre penale të cilët në rast ka qenë një çështje penale jashtëzakonisht e ndjeshme, s ai përket kompleksitetit të saj e janë zhvilluar hetime në shumë dimensione, pasi kemi siguruar edhe ekspertiza nga jashtë dhe brenda vendi tonë. Kësaj konference është edhe prokurorja, Javorka Predenoviq, dhe dy hetuesit e hetuesisë rajonale të Prishtinës, Nazim Haliti dhe Ibrahim Sahiti”,deklaroi kryeprokurori Gashi.
Duhet përkujtuar që Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në hyrje të fshatit Bërrnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpinë e saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Ajo u qëllua me plumb në qafë. Rasti fillimisht ishte cilësuar si “Grabitje me pasoja të vrasjes”, duke u bazuar në rrëfimin e Naim Murselit.
Të akuzuarit në këtë rast janë, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
Rasti i vrasjes së 39-vjeçares, fillimisht ishte hetuar si “grabitje me pasoja vrasje”, por hetimet intensive kishin rezultuar me arrestimin e tre personave, ku Murseli, konsiderohet si koka prapa krimit tronditës.
Disa orë para se të vritej Liridona Ademaj, i dyshuari për rastin e organizimit të vrasjes së gruas së tij, Naim Murseli ishte takuar me të dyshuarin Kushtrim Kokalla duke i thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e Ademajt.
Sipas dosjes së Prokurorisë, takimi kishte ndodhur në një qendër në Gjakovë në ora 9:30 minuta në mëngjes.
Ky takim kishte ndodhur si rrjedhojë e një takimi rreth një javë para natës kritike, ku Murseli i kishte treguar Kokallës lidhur me “problemet bashkëshortore që është duke pasur me të ndjerën.” “Kokalla ishte munduar t’i bëjë zgjidhje Murselit duke i thënë ‘unë ta zgjidhi këtë punë”- thuhet në dosje./Lajmi.net/