Kryeparlamentarja në tentativë, Donika Gërvalla që si mori as krejt votat e VV-së, del me filozofi të thatë: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja”

Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar përmes një postimi simbolik në rrjete sociale, pasi nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo ishte propozuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë post, por kandidatura e saj u refuzua nga shumica e deputetëve. Në postimin e saj, Gërvalla ka zgjedhur fjalët…

Lajme

20/08/2025 19:36

Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar përmes një postimi simbolik në rrjete sociale, pasi nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo ishte propozuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë post, por kandidatura e saj u refuzua nga shumica e deputetëve.

Në postimin e saj, Gërvalla ka zgjedhur fjalët e një poeti për të përcjellë mesazhin e saj, duke theksuar vlerën e nderit dhe qëndrimit parimor:

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

Kandidatura e Gërvallës nuk u mbështet jo vetëm nga ish-opozita (PDK, LDK dhe AAK), por edhe nga brenda subjektit qeverisës. Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti-Selimi, nuk e votoi Gërvallën, duke e arsyetuar vendimin e saj me postime të mëhershme të kandidates për kryeparlamentare, transmeton lajmi.net

Në një reagim në Facebook, Mehmeti-Selimi tha se nuk e kishte dhënë votën për Gërvallën për shkak të deklaratave të saj të kaluara në rrjete sociale, ku bashkëshorti i saj, Rexhep Selimi – ish-komandant i UÇK-së dhe ish-deputet i VV-së – ishte etiketuar si “figurë e botës së krimit”.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse do të ketë një raund të ri votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit apo nëse do të ofrohet një emër tjetër nga mazhoranca aktuale./lajmi.net/