Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me Spiropalin: Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve
Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në një takim kryediplomatën shqiptare, Elisa Spiropali. Haxhiu me anë të një postimi tha se në takim shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Kënaqësi të mirëprisja Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Shkëmbyem mendime mbi…
Lajme
Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në një takim kryediplomatën shqiptare, Elisa Spiropali.
Haxhiu me anë të një postimi tha se në takim shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta.
Bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë./lajmi.net/