Kryeministrja e Britanisë flet pas sulmit terrorist në Manchester

Sulmi i mbëmshëm në Manchester la të vdekur rreth 22 persona, kurse të lënduar mbetën mbi 55 tjerë.

Bota

23/05/2017 23:17

 

Kryeministrja britanike ka thënë se prioriteti i Britanisë është që të hetojë nëse është vetëm një sulm i vetëm, apo diçka e organizuar.

“Prioriteti ynë është që së bashku me policinë dhe partnerët të përcaktohet se ai ishte i dyshuari duke punuar vetëm apo pjesë e një rrjeti më të gjerë”, tha May raporton Reuters.

“Të gjithë aktet e terrorizmit janë frikacake”, shtoi ajo.

“Ky sulm është i tmerrshëm dhe i pështirë, me qëllim që të vriten fëmijët dhe të rinjtë duke kaluar një nga netët më të mira në jetë”, përfundoi kryeministraj e Britanisë.

Britania e Madhe ka ngritur masat e sigurisë në nivelin më të lartë. /Lajmi.net/