Kryeministri Thaçi për zgjedhje të papolitizuara
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se Qeveria e Kosovës mbështet çdo vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërsa ftoi partitë politike që të përqendrohen në fushatën elektorale. Ai tha se procesi i organizimit të zgjedhjeve nuk duhet politizuar por duhet t’u lihet në dorë mekanizmave që janë përgjegjëse për organizimin e tyre. Në…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se Qeveria e Kosovës mbështet çdo vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërsa ftoi partitë politike që të përqendrohen në fushatën elektorale. Ai tha se procesi i organizimit të zgjedhjeve nuk duhet politizuar por duhet t’u lihet në dorë mekanizmave që janë përgjegjëse për organizimin e tyre.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Thaçi tha se ky proces zgjedhor është një hap i rëndësishëm drejt perspektives evropiane.
“Ndihem i inkurajuar me pjesëmarrjen në këtë proces zgjedhor. I uroj të gjitha partitë politike, iniciativat, qytetare dhe kandidatët e pavarur zgjedhje të lira dhe demokratike, sipas standardeve perëndimore.”
“Është jashtëzakonisht me rëndësi të theksojmë se këto zgjedhje po mbahen për herë të parë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me një pjesëmarrje të shumë partive politike, që e rrit peshën dhe konkurrencën e kësaj gare në nivel lokal”.
“Pjesëmarrja e partive politike nga veriu është jashtëzakonisht me rëndësi për konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë. Dua të vlerësoj që edhe në atë pjesë do të jetë një garë fer, e lirë dhe demokratike, një garë që do reflektojë frymën evropiane për Kosovën e re.”
“Qeveria mbështet çdo veprim që është në parim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. KQZ’ja deri më tani ka pasur vendime në përputhje me ligjet tona. Ne kemi ftuar edhe vëzhgues evropianë në mënyrë që këto zgjedhje të kenë jo vetëm certifikim vendor por dhe ndërkombëtar, sepse është e rëndësishme për prespektivën tonë evropiane.”
Thaçi beson se të në takimin e tij të radhës me homologun serb Ivica Dacic, që do mbahet të dielën në Bruksel, do përmbyllen marrëveshjet për energji dhe telekomunikacion.
“Besoj që marrëveshjet do përmbyllen me sukses.”
“Kosova i ka kryer të gjitha obligimet qofshin ato teknike, politike dhe profesionale. Besoj që Serbia do të ketë qëndrim pozitiv në aprovimin e këtyre marrëveshjeve. Qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i Kosovës është identik sa i përket këtyre çështjeve”.