Kryeministri suedez krah Zelenskyt: Po luftoni për lirinë e gjithë Evropës

Pas takimit të tensionuar që patën Presidenti Trump dhe Presidenti i Ukrainës Zelensky në Zyrën Ovale, mes shumë liderëve botërorë ka reaguar dhe kryeminsitri i Suedisë, Ulf Kristersson. Në mesazhin e tij, ai ka shprehur mbështetjen e plotë që ofron Suedia ndaj Ukrainës, pasi sipas tij, Zelensky po lufton për lirinë e gjithë Evropës. “Suedia…

Bota

28/02/2025 22:20

Pas takimit të tensionuar që patën Presidenti Trump dhe Presidenti i Ukrainës Zelensky në Zyrën Ovale, mes shumë liderëve botërorë ka reaguar dhe kryeminsitri i Suedisë, Ulf Kristersson.

Në mesazhin e tij, ai ka shprehur mbështetjen e plotë që ofron Suedia ndaj Ukrainës, pasi sipas tij, Zelensky po lufton për lirinë e gjithë Evropës.

“Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!”, shkruan Kristersson.