Kryeministri shkruan për shtesat e lehonave, qytetarët e trazojnë me komente: Mashtrues, burrit të lehonës ia shtrenjtove bukën e rrymën
Nga ky muaj, lehonat në Kosovë kanë marrë shtesat nga Qeveria me rritje, saktësisht nga 170 euro sa ishin vitin e kaluar, ato këtë muaj i kanë marrë 325.9 euro. Në lidhje me këtë, sot ka shkruar ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati i cili ka thënë se deri para 4 vitesh mbështetja për…

Lajme
Nga ky muaj, lehonat në Kosovë kanë marrë shtesat nga Qeveria me rritje, saktësisht nga 170 euro sa ishin vitin e kaluar, ato këtë muaj i kanë marrë 325.9 euro.
Në lidhje me këtë, sot ka shkruar ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati i cili ka thënë se deri para 4 vitesh mbështetja për gratë lehona nga shteti ishte 0 euro.
Përveç tij, për këtë rritje të shtesave sot është “lavdëruar” edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti.
E pas këtij postimi, qytetarët ishin ata që e “sulmuan” Kurtin duke i kujtuar rritjen e çmimit të rrymës e problemet tjera me të cilët po përballen ata.
“E burrit te lehones iu eshte rrite cmimi i energjise elektrike plus cmimet e produkteve baze ne qiell”, Nuk ju vyn as edhe 600 me ja jep dérisa qmimet per nevoja élémentare jan te pa perballueshme. Ma shtrejt esht jeta ne Kosov se ne cilindo shetet te Europes esht e vertet qe ata para 4 vitesh skan jep as nje cent mirpo njerzit ja kan dal me jetesen ,tash gjdo nja i dyti ankohet per shtrenjtime jashta normales”, “Qashtu mashtrus rriti se tash jan afer zgjedhjet lokale e masanej per ja 4-5 vjet ki kry pun me ta.Qe nuk e rrit edhe niher rrymen nqit vit bili ja 50% ju si organizat kriminale e llogaritni se keni deshtu”, janë disa nga komentet që ka marrë Kurti.