Kryeministri serb zyrtarizon dorëheqjen e tij, flet para mediave
Kryeministri serb, Millosh Vuceviq ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga ky post. Ai në një deklarim të hapur për media njoftoi për dorëheqjen e tij, pas situatës së krijuar nga protestat e të rinjve në Serbi e që nuk u ndalën prej më tepër se një muaj. Ai në një konferencë për media ka folur për…
Lajme
Kryeministri serb, Millosh Vuceviq ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga ky post.
Ai në një deklarim të hapur për media njoftoi për dorëheqjen e tij, pas situatës së krijuar nga protestat e të rinjve në Serbi e që nuk u ndalën prej më tepër se një muaj.
Ai në një konferencë për media ka folur për sulmin e mbrëmshëm ndaj studentëve në Novi Sad, ku një studente mbeti e plagosur rëndë.
Ndërkohë, studentët kanë liruar autostradën të cilën e kanë bllokuar në shenjë protestë për 24 orë.
Studentët në bllokadë të Fakultetit Filozofik në Novi Sad kanë bërë të ditur se janë sulmuar mbrëmë, ku disa prej tyre kanë mbetur të lënduar.
“Kur mora mandatin nga presidenti në fund të prillit të vitit të kaluar, kisha një ndjenjë krenarie pore dhe përgjegjësia që vjen me atë pozicion. E kam parë edhe veten si pjesëtar i politikës në vazhdimësi, që vazhdojmë në të njëjtat rrugë. Jam krenar për gjithçka që kemi bërë si qeveri në nëntë muajt e fundit. Kemi arritur suksesin historik për t’i dhënë vendit një vlerësim investimesh, kemi rikthyer korridorin inflacionist, kemi pasur rritjen e dytë më të madhe ekonomike në Evropë, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve”deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Vuceviq tha se ajo çfarë ndodhi në aksidentin në Novi Sad ishte tragjedia më e madhe.
“Që nga ai moment Serbia dukej se kishte ngecur në atë aksident. Fatkeqësisht përsëri pamë abuzimin politik të tragjedisë. Edhe këtu qeveria ka treguar përgjegjësi. Doli se nuk ka të mbrojtur dhe të privilegjuar. Në si Qeveri jemi menduar t’i publikojmë të gjitha dokumentet që janë kërkuar. Ajo që la pasoja të thella në shoqëri është një ngjarje e rëndë. Është absolutisht e dizajnuar nga jashtë, e projektuar poshtër e për të goditur arsimin. Keqkuptim i njëri-tjetrit, argumente dhe konflikte të panumërta në gjithë Serbinë. Sado që bënim thirrje për qetësim, diçka ndodhte gjithmonë sipas ndonjë skenari të keq. Dukej sikur ndonjë dorë e padukshme kishte krijuar një incident të ri dhe kishte krijuar tension në shoqëri”.
“Është fatkeqësi për një shoqëri. Nuk do të kalojë shumë dhe ata që e bënë këtë do të pendohen. Çfarëdo qoftë. Mendoj se politika së cilës i përkas, partia që drejtoj, e cila i ka fituar të gjitha zgjedhjet, duhet të tregojë përgjegjësinë më të lartë”, tha ai, duke iu referuar rebelimit të studentëve./Lajmi.net/