Ka përfunduar takimi Jahjaga – Mustafa

( I plotësuar) Takimi në mes të presidentes Atifete Jahjaga dhe kryeministrit Isa Mustafa ka përfunduar para pak çastesh.

Lajme

15/10/2015 14:14

Dy udhëheqësit e vendit, nuk kanë pranuar të deklarohen për media, pas takimit.

Takimi i tyre është zhvilluar për të biseduar lidhur me situatën politike në vend, ku opozita po përdor edhe metoda të dhunshme për të penguar punën e Kuvendit.

___________________________________________________

​Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është duke u takuar me ke takim kryeministrin Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ndodhet në ambientet e Presidencës, ku është duke zhvilluar një takim me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

Siç mëson Express, takimi ka nisur pak minuta më parë dhe të dy krerët e shtetit do të diskutojnë për gjendjen dhe zhvillimet e fundit brenda Kuvendit të Kosovës.

Në Kuvend, në dy seancat e fundit, deputetët e opozitës kanë hedhë gaz lotsjellës duke e ndërprerë punën dhe pamundësuar zhvillimin e seancave.