Kryeministri Mustafa e ministri Hoti nuk sqarojnë rritjen e pagave
Kryeministri, Isa Mustafa, dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, sot gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë sqaruar rritjen e pagave.

Lajme
Kryeministri Mustafa tha se rritja e pagave të vitit të kaluar është përfshirë në buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa sipas tij, për vitet e tjera do shqyrtohet mirë paraprakisht.
Ndërsa, ministri Hoti, kur foli për pagat nuk tha nëse ato do rriten sërish siç ishte premtuar nga qeveria e kaluar, vetëm tha se kanë planifikimin për rritjen e vitit të kaluar.
Në vitin 2015, Qeveria planifikon që të hyrat të jenë 1.5 miliardë euro.