Kryeministri Kurti për Pashkët: Një ditë e shenjtë që na frymëzon për më shumë kujdes, respekt dhe solidaritet mes njerëzve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkës. Përmes një postimi në Facebook, ai uroi Ditën e Madhe të Ringjalljes, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për besimtarët në Kosovë dhe kudo në botë. Kurti vuri në pah se shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkës.
Përmes një postimi në Facebook, ai uroi Ditën e Madhe të Ringjalljes, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për besimtarët në Kosovë dhe kudo në botë.
Kurti vuri në pah se shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja janë mesazhet kryesore të Pashkëve, duke shtuar se kjo ditë duhet të shërbejë si frymëzim për më shumë harmoni, solidaritet dhe respekt mes njerëzve.
Ai theksoi gjithashtu se Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë.
Në fund të urimit të tij, Kurti uroi: “Gëzuar!”. /Lajmi.net/