Kryeministri kroat uron Kurtin për rezultatin zgjedhor, thekson mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq e ka uruar liderin e LVV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për rezultatin e zgjedhjeve. Plenkoviqi ka thënë se Kroacia mbetet përkrahëse e fuqishme e Kosovës drejt rrugës evropiane dhe se Zagrebi zyrtar pret formim të shpejtë të institucioneve për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat.…
Lajme
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq e ka uruar liderin e LVV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për rezultatin e zgjedhjeve.
Plenkoviqi ka thënë se Kroacia mbetet përkrahëse e fuqishme e Kosovës drejt rrugës evropiane dhe se Zagrebi zyrtar pret formim të shpejtë të institucioneve për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat.
“Urime Kryeministrit Albin Kurti për rezultatet e zgjedhjeve. Kroacia mbetet e përkushtuar fuqimisht në mbështetjen e rrugës evropiane të Kosovës dhe ne presim formimin e shpejtë të institucioneve shtetërore për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, shkroi Plenkoviqi.