Kryeministri i Malajzisë, Osmanit: E njohim historinë e Kosovës, e admirojmë popullin kosovar
Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij. Në një konferencë për media, ai tha se Malajzia e njeh historinë e Kosovës dhe admiron popullin e saj për vështirësitë, vuajtjet dhe mizoritë që u janë bërë. Ai tha se malajzianët i kanë…

Lajme
Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij.
Në një konferencë për media, ai tha se Malajzia e njeh historinë e Kosovës dhe admiron popullin e saj për vështirësitë, vuajtjet dhe mizoritë që u janë bërë.
Ai tha se malajzianët i kanë ndjekur nga afër ngjarjet e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.
“E kam siguruar atë se do ta vazhdojmë këtë konsultim dypalësh në nivel zyrtar sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar që të ndikojmë në programet dhe projektet dhe marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Gjithashtu, mirëpresim ngrohtësisht themelimin e ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur, e cila është me të vërtetë një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe. Dhe kjo me siguri do të lehtësojë investimet tregtare, arsimin, kulturën, turizmin midis dy vendeve tona, që përfshin, sigurisht, produktet ‘hallall’, sepse certifikimi i produkteve ‘hallall’ në Malajzi njihet ndërkombëtarisht”, ka thënë Ibrahim.