Kryeministri ende nuk e pranon daljen e Listës Serbe nga Qeveria
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për largimin e Listës Serbe nga Qeveria që ai udhëheq.
Lajme
Ai deklaroi se Lista Serbe ka dalur me një qëndrim për dalje nga Qeveria, mirëpo ai nuk është pajtuar me këtë vendim të tyre, raporton lajmi.net
“Ata kanë marrë një qëndrim për largimin nga qeveria, ne shprehëm mospajtim për këtë, dhe gjendja është e padefinuar”, deklaroi Haradinaj.
Ndryshe, edhe pas vendimit të Listës Serbe për dalje nga qeveria, ata po mbajnë ende postet ministrore që kishin më parë./Lajmi.net/