Kryeministri britanik flet për Putinin: Nuk është serioz sa i përket paqes, po i tërheq gjërat zvarrë

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk është serioz të bëjë paqe me Ukrainën. Ai thotë se në Samitin e sotëm është mundësia që të bisedohet me aleatët dhe të arrihet një marrëveshje për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Tutje ai foli edhe…

Bota

16/05/2025 11:27

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk është serioz të bëjë paqe me Ukrainën.

Ai thotë se në Samitin e sotëm është mundësia që të bisedohet me aleatët dhe të arrihet një marrëveshje për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës.

Tutje ai foli edhe për Putini, ku tha se nuk është serioz sa i përket paqes dhe se po vazhdon t’i zvarritë gjërat.

“Ajo që pamë dje është një tjetër provë që Putini nuk është serioz sa i përket paqes, dhe po i tërheq gjërat zvarrë, është e rëndësishme të jemi në unitet absolut me aleatët tanë, dhe duhet ta diskutojmë qartë që të ketë një armëpushim, dhe nëse nuk veprojmë së bashku për sanksionet, nuk do të ketë armëpushim”, tha Starmer.