Kryegjyqtari thotë se Buja detyrohet që të dëshmojë dhe në rast që refuzon mund të gjobitet- Mbyllet seanca
Është mbyllur seanca ku po dëshmon Shukri Buja në Hagë. Vendimi është marrë nga gjqytari Charles Smith. Andaj, ai tha se trupi gjykues e detyron Shukri Bujën që të dëshmojë duke e garantuar se përgjigjet e tij do të dëgjohen në seancë të mbyllur. Si rrjedhojë, kryegjyqtari e njoftoi Bujën se mospranimi për të dhënë…
Lajme
Është mbyllur seanca ku po dëshmon Shukri Buja në Hagë. Vendimi është marrë nga gjqytari Charles Smith.
Andaj, ai tha se trupi gjykues e detyron Shukri Bujën që të dëshmojë duke e garantuar se përgjigjet e tij do të dëgjohen në seancë të mbyllur.
Si rrjedhojë, kryegjyqtari e njoftoi Bujën se mospranimi për të dhënë dëshmi mund të qojë në caktimin e një gjobe për të.
“Dëshmitar unë ua rikujtoj se në bazë të deklaratës solemne që keni lexuar, jeni detyruar të thoni të vërtetën, sipas rregullores dhe ligjit, ju këshilloheni, dhe iu kam këshilluar, që nuk ka nevojë të përgjigjeni një pyetje që është inkriminuese, përveç nëse duhet të përgjigjeni me garancinë sipas rregullores. Ju duhet ta keni të qartë se nëse gjykata iu urdhëron të përgjigjeni, duhet t’i përmbaheni këtij detyrimi, nëse nuk i përgjigjeni pyetjeve, pasi iu ka udhëzuar trupi gjykues, ndaj jush mund të merren masa, dhe shqiptimin e një gjobe”, ka theksuarai gjyqtari.
Në këtë drejtim, trupi gjykues i tërheq vërejtjen dëshmitarit se mospranimi për të dhënë dëshmi, mund të qojë në marrje masash dhe në caktimin e një gjobe. Gjithashtu Trupi Gjykues udhëzon Zyrën Administrative që të heq statusin ‘ex parte’ të parashtrimit 2653 duke përfshirë edhe përkthimin e tij”, tha kryegjyqtari.
Më pas, kryegjyqtari i tha Prokurorit se do të vazhdojnë në seancë të mbyllur gjë e cila edhe ndodhi.