Kryediplomatja e Kosovës voton në Gjermani si mërgimtare

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është lajmëruar nga qyteti i Dusseldorfit në Gjermani, pasi ka votuar në konsullatën e Kosovës atje. Ajo ka thënë se ka votuar si të gjithë mërgimtarët nëpër të gjithë botën. Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me…

Lajme

08/02/2025 15:09

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është lajmëruar nga qyteti i Dusseldorfit në Gjermani, pasi ka votuar në konsullatën e Kosovës atje.

Ajo ka thënë se ka votuar si të gjithë mërgimtarët nëpër të gjithë botën.

Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet.

“Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë”, ka shkruar ajo.