Kryediplomati shqiptar viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka mbërritur në Hagë, për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen tash e disa vite në paraburgim. “E vizitova presidentin Thaçi, e gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim të palëkundur se e drejta do të triumfojë”, tha ministri…

Lajme

17/04/2024 11:44

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka mbërritur në Hagë, për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen tash e disa vite në paraburgim.

“E vizitova presidentin Thaçi, e gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim të palëkundur se e drejta do të triumfojë”, tha ministri Hasani.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimit në rrjetin e tij social në Facebook.