Kryediplomati i Tanzanisë sot vjen në Kosovë, Pacolli: Ka merita të mëdha në përballje me përpjekjet e Serbisë për të tërhequr njohjet e pavarësisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo do të vjen sot në Kosovë për një vizitë treditore. Këtë e ka bërë të ditur ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net “Ai është një mik i imi dhe një personalitet me merita të mëdha në përballjen me përpjekjet…

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo do të vjen sot në Kosovë për një vizitë treditore.
Këtë e ka bërë të ditur ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net
“Ai është një mik i imi dhe një personalitet me merita të mëdha në përballjen me përpjekjet e ashpra të Serbisë për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli në postimin e tij.
Ky është postimi i plotë:
Sot vjen për një vizitë treditore në Kosovë Ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Ekselenca e Tij Ambasador Mahmoud Thabit Kombo.
Ai është një mik i imi dhe një personalitet me merita të mëdha në përballjen me përpjekjet e ashpra të Serbisë për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.
Kam pasur kënaqësinë ta shoqëroj Ministrin Kombo gjatë vizitave të tij nëpër Evropë dhe jam shumë mirënjohës që ai ka pranuar të vizitojë edhe Kosovën.
Mirë se vjen, miku im Mahmoud!/lajmi.net/