Kryeasamblisti i Prishtinës në garë për kryetar të Kamenicës

Lëvizja Vetëvendosje ka përzgjedhur si kandidat në garën për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastratin.

Lajme

24/08/2017 16:21

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti

Për rreth katër vite Qëndron Kastratin ka qenë asamblistë i VV-së në Kuvendin komunal të Prishtinës dhe një kohë shef i Grupit parlamentarë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse jeton dhe vepron në Prishtinë, Kastrati është përzgjedhur  para Bajram Mavriqit për garën e të parit të Kamenicës.

Prejardhja e tij është nga fshati Hogosht i Kamenicës dhe është djali i dëshmorit Isa Kastrati. /Lajmi.net/