Krunic kthehet në stërvitje me Milan

Rade Krunic do të kthehet në stërvitjet e skuadrës së Milan.

Sport

18/05/2020 14:42

Mesfushori i Milan, Rade Krunic, do të kthehet sot në stërvitjet e skuadrës së Milan, për të zhvilluar senacë stërvitore indivudale, transmeton lajmi.net.

Dje, trajneri Stefano Pioli i dha një ditë pushimi skuadrës, por ‘Rossoneri’ kthehen në aksion sot. ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se stërvitjeve do t’iu kthehet edhe Krunic.

Ai do të rifillojë stërvitjet individuale me pjesën tjetër të skuadrës, pasi vuajti nga një frakturë në këmbën e djathtë, më herët gjatë këtij viti.

26 vjeçari nga Bosnja është paraqitur vetëm nëntë herë në Serie A me fanellën e Milan, që kur u transferua nga Empoli, gjatë verës së kaluar.

Paraqitja e tij e fundit ishte kundër Brescia, më 24 janar, pastaj ai humbi pesë ndeshjet e ligës si pasojë e lëndimeve. /Lajmi.net/