KRU “Prishtina” vazhdon aksionin e shkyçjeve, zbulohen edhe lidhje ilegale te konsumatorët
KRU “Prishtina” po vazhdon me aksionin e shkyçjeve të shërbimeve të qytetarëve që kanë borxhe në kompani. Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku në emisionin “Fol me Arin” tha se ky aksion nuk do të ndalet asnjëherë, transmeton Klankosova. Ajo përmendi ndër të tjera një rast interesant që u zbulua te një konsumator gjatë ditës…
Lajme
KRU “Prishtina” po vazhdon me aksionin e shkyçjeve të shërbimeve të qytetarëve që kanë borxhe në kompani.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku në emisionin “Fol me Arin” tha se ky aksion nuk do të ndalet asnjëherë, transmeton Klankosova.
Ajo përmendi ndër të tjera një rast interesant që u zbulua te një konsumator gjatë ditës së hënë, e që sipas saj, i njëjti kishte borxh prej 900 eurove dhe kishte të kyçura edhe dy lidhje ilegale.