KRU “Prishtina” për mungesën e ujit në kryeqytet: Jemi pothuajse gati në izolimin e defektit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë pothuajse gati në izolimin e defektit që pastaj të merren me rregullim. Në njoftimin që ka bërë KRU në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, shkruhet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë duke detektuar një zonë tejet të madhe. “E kuptojmë shqetësimin tuaj lidhur me…

Lajme

22/03/2025 13:44

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë pothuajse gati në izolimin e defektit që pastaj të merren me rregullim.

Në njoftimin që ka bërë KRU në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, shkruhet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë duke detektuar një zonë tejet të madhe.

“E kuptojmë shqetësimin tuaj lidhur me mungesën e ujit në një pjesë të madhe të kryeqytetit. Përderisa urbanizimi ka shënuar rritje, sidomos në zonat ku ju banoni, edhe mund të haset në probleme të tilla. Një gjë e tillë nuk ka ndodh më përpara. Me shumë përkushtim, ekipet teknike po merren me problemin”, thuhet në njoftim.