“KRU Prishtina” apelon për kursim të ujit: Konsumi dhe keqpërdorimet alarmante janë në pikën e kuqe
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit, duke njoftuar se kapacitetet e trajtimit janë duke u shfrytëzuar në maksimum në Batllavë, Badoc dhe Shkabaj. Në njoftimin e kompanisë theksohet se konsumi i ujit, përfshirë edhe keqpërdorimet alarmante, ka arritur në pikën kritike. “Lusim qytetarët e pikave të ulëta që…

Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit, duke njoftuar se kapacitetet e trajtimit janë duke u shfrytëzuar në maksimum në Batllavë, Badoc dhe Shkabaj.
Në njoftimin e kompanisë theksohet se konsumi i ujit, përfshirë edhe keqpërdorimet alarmante, ka arritur në pikën kritike.
“Lusim qytetarët e pikave të ulëta që ujin ta shpenzojnë sa më racionalisht, ngase uji nuk po arrin në pikat e larta”, thuhet në reagim.
Po ashtu, KRU “Prishtina” ka paralajmëruar masa të rrepta kundër keqpërdoruesve. “Përndjekja e keqpërdoruesve është në intensitetin më të lartë ndonjëherë”, thuhet në njoftim.