Kroos: Largimi nga Bayerni për te Reali, vendim i duhur

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka thënë se vendimi i tij për tu larguar nga Bayerni për tek Los Blancos ishte një vendim i qëlluar.

Sport

22/12/2014 15:23

Toni Kroos ka thënë se triumfi i tij me Realin në Kupën e Botës për Klube, ka vërtetuar se vendimi i tij për të kaluar te kjo skuadër ishte vendim i drejtë.

“Jam shumë i lumtur që e kam fituar Kupën e Botës për Klube për herën e dytë në karrierën time”, tha mesfushori gjerman për reporterët.

“Ky është një trofe shumë i mirë për Real Madridin. Ne jemi një familje e shkëlqyer”.

“Unë isha me fat që kam nënshkruar me Realin. Mendoj se ishte vendim i duhur”, përfundoi Kroos.