Kroos i hapur për ribashkimin me Guardiolan te Manchester City

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është i hapur për idenë e ribashkimit me Pep Guardiolan te Manchester City.

Sport

02/12/2021 11:18

Gjermani kaloi një periudhë të mirë te Bayern Munich me teknikun spanjoll para se t’i bashkohej Real Madridit në vitin 2014, ku ka bërë 332 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Kroos mbetet lojtar kyç në formacionin e Carlo Ancelottit, duke bërë 12 paraqitje këtë edicion, por kontrata i skadon në qershorin e 2023, andaj ka spekulime për të ardhmen.

Sipas El Nacional, Guardiola është i përgatitur për të bërë gjithçka që të sjellë gjermanin në “Etihad Stadium”.

Raporti shton se Kroos është i interesuar që të bashkëpunojë sërish me Guardiolan dhe mbetet të shihet në verë nëse do këtë ndonjë marrëveshje.

Fituesi i Kupës së Botës ka fituar dy herë titullin e La Liga-s dhe tre herë Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/