Kroacia merr ‘dritën jeshile’ për të hyrë në Shengen

Komisioni Evropian i ka dhënë sot Kroacisë "dritën e gjelbër" për të hyrë në zonën Shengen.

Bota

22/10/2019 16:05

Vendimi duhet të shpallet sot, njoftoi Bloomberg, duke cituar një burim nga Brukseli.

Këshilli i Evropës do të diskutojë gjithashtu për këtë vendim, transmeton KosovaPress.

Deputetët kroatë i kërkuan KE të konfirmojë gatishmërinë e Kroacisë për Shengen.

“Kroacia duhet të bëhet një anëtare e plotë e Shengenit pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret,” thuhet në një email të dërguar më parë në KE.