Kroacia hapi të gjitha sportelet në kalime kufitare, Sveçla thotë se e konsideruan kërkesën e tij

Ambasada e Kosovës në Kroaci, ka njoftuar se janë hapur të githa sportelet në kalimet kufitare kroate. Sipas kësaj ambasade, kjo ka ardhur pas bisedës telefonike që ka realizuar ministri në Detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, me ministrin e Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozinovic. Në lidhje me këtë, ka…

Lajme

22/12/2025 13:47

Ambasada e Kosovës në Kroaci, ka njoftuar se janë hapur të githa sportelet në kalimet kufitare kroate.

Sipas kësaj ambasade, kjo ka ardhur pas bisedës telefonike që ka realizuar ministri në Detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, me ministrin e Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozinovic.

Në lidhje me këtë, ka reaguar vtë sveçla.

Ai e falënderuar ministrin Bozinovic për marrjen në konsideratë të kërkesës së tij.

“Falënderoj Ministrin e Brendshëm të Kroacisë z. Bozinovic për konsideratën ndaj kërkesës sonë e cila rezultoi me hapjen e të gjitha sporteleve në kalimet kufitare kroate, duke kontribuar në lehtësimin e qarkullimit kufitar të mërgatës sonë. Mirënjohje për të gjithë zyrtarët e Ambasadës sonë në Kroaci për angazhimin dhe kujdesin ndaj mërgatës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Pavarësisht hapjes së këtyre sporteleve, pritjet vazhdojnë të jenë të gjata. Arsyen për këtë e ka treguar Ambasada e Kosovës në Kroaci.

“Për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), procedurat e kalimit kufitar mund të jenë të ngadalësuara. EES është një sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen dhe ka hyrë në funksion më 12 tetor 2025. Të gjithë bashkatdhetarëve tanë që janë duke udhëtuar drejt Kosovës për t’i kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, ju urojmë rrugë të mbarë, shëndet dhe festa të mbara”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: