KRM “Pastrimi” e publikon fotografinë e personit që hodhi mbeturina inerte në lagjen “Mati 1”, po presin dënimin nga Policia

Kompania Rexhionale e Mbeturinave “Pastrimi” po vazhdon të ketë sfidë mbeturinat inerte vend e pa vend, e jo në deponinë e caktuar nga Komuna. Ata kanë njoftuar se një banor iu ka dërguar fotografinë e një qytetari duke gjuajtur mbeturina inerte në rrugën “Ndue Përlleshi” në lagjen “Mati 1”. “Jemi në hall me këta njerëz.…

Lajme

22/04/2026 10:06

Kompania Rexhionale e Mbeturinave “Pastrimi” po vazhdon të ketë sfidë mbeturinat inerte vend e pa vend, e jo në deponinë e caktuar nga Komuna.

Ata kanë njoftuar se një banor iu ka dërguar fotografinë e një qytetari duke gjuajtur mbeturina inerte në rrugën “Ndue Përlleshi” në lagjen “Mati 1”.

“Jemi në hall me këta njerëz. Me dhjetra herë e kemi pastruar zonën vullnetarisht” – ankohet banori i rrugës “Ndue Përlleshi” në lagjen “Mati 1″, i cili ka fotografuar zotërinë duke hedhë mbeturina inerte në këtë rrugë”, ka shkruar KRM “Pastrimi”.

Ata kanë thënë se e kanë njoftuar Policinë ndërsa ekipet e tyre do t’i largojnë këto mbeturina. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: