Krizat e njëpasnjëshme politike po e frenojnë zhvillimin ekonomik (Video)
Kriza e re politike në Kosovë, pa u bërë një vit nga bllokada institucionale e vitit të kaluar, sipas ekonomistëve po e frenon zhvillimin ekonomik të Kosovës, e sidomos po ndikon në frikësimin e investitorëve të jashtëm.

Lajme
Krizat politike, janë duke i larguar edhe investitorët të cilët duan të shfrytëzojnë preferencat tregtare që ka Kosova më BE-në, SHBA-në dhe Turqinë thotë profesori universitar Naim Gashi dhe ekonomisti Lulzim Beqiri.
Gashi thotë se problemet që po ndodhin në Kuvendin e Kosovës, përveç që janë të dëmshme për ekonominë e brendshme ato janë dekurajuese edhe për investitorët e jashtëm. /Tribuna Channel
