Kriza institucionale në Kosovë, Bushati paralajmëron: Pa kompromis të gjerë politik, zgjedhja e Presidentit mbetet e pasigurt
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar nevojën për kompromis të gjerë politik në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në një postim në rrjetin social X, Bushati ka shkruar se Parlamenti i Kosovës ka dështuar të zgjedhë Presidentin, duke bërë që vendi të…
Lajme
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar nevojën për kompromis të gjerë politik në procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Në një postim në rrjetin social X, Bushati ka shkruar se Parlamenti i Kosovës ka dështuar të zgjedhë Presidentin, duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh.
Ai theksoi se mbetet të shihet përbërja e parlamentit të ardhshëm dhe nëse ai do të jetë në gjendje të zgjedhë Presidentin, duke nënvizuar se një proces i tillë kërkon kompromis të gjerë politik mes forcave parlamentare.
Deklarata e Bushatit vjen në një kohë të paqartësisë politike në vend, ku proceset institucionale pritet të varen nga rezultati i zgjedhjeve të ardhshme dhe gatishmëria e subjekteve politike për bashkëpunim. /Lajmi.net/
Parliament of 🇽🇰 has failed to elect a president. 🇽🇰 will go to another snap election, no later than 45 days. It remains to be seen the composition of the next parliament and whether it will be able to elect the president. A process that requires a broad political compromise.
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) April 29, 2026