Kriza e lëndimeve tek Milani, edhe dy lojtarë tjerë mungojnë ndaj Veronas

AC Milan do të ndeshet me skuadrën e Veronas në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.

Sport

07/03/2021 08:56

Por, lëndimet duket se janë duke e penalizuar trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, transmeton lajmi.net.

Deri më tani, “Rossonerëve” i janë lënduar, Ibrahimovic, Calhanoglu, Mandzukic, Rebic dhe Maldini.

Por, sipas “Calciomercato”, listës i shtohen edhe dy lojtarë të formacionit bazë.

Fjala bëhet për Sandro Tonali dhe Theo Hernandez, të cilët nuk do jenë të gatshëm të paraqiten sot nga fillimi.

Sipas artikullit, dyshja do e fillojë ndeshjen nga banka rezervë.

Zëvendësues të këtyre do jenë, Diogo Dalot dhe Meite, Dalot do luajë në krahun e majtë, ndërsa Meite do të jetë partner me Kessie ne mesfushë./Lajmi.net/