Kritikohet dhe nuk kalon raporti i Agjencisë së Privatizimit

​Seanca e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë Kosova të Privatizimit, i cili në fund nuk u miratua.

Lajme

09/06/2016 16:19

 

Raporti ka marrë kritika nga deputetët, megjithatë, në fund nuk morri votat e kërkuara, njëjtë siç nuk kaloi as raporti i punës së Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin 2015.

Seanca përfundoi me propozimin e Adem Grabovcit, i cili kërkoi që dy pikat e mbetura të rëndit të ditës të diskutohen në seancën e radhës./kp