Kritikat për koalicionin LDK-LVV, vëllai i Xhafer Tahirit reagon ashpër: Duhet me pasë k*** me përjashtu prej partisë
Sot, në Komunën e Vushtrrisë është nënshkruar një koalicion mes LDK-së dhe LVV-së, për të mbështetur këtë të fundit në balotazhin e 9 nëntorit, i cili do të garoj me Ferit Idrizin e PDK-së. Në lidhje me këtë koalicion, nga LDK kanë thënë se nuk e kanë autorizuar atë dhe se veprimet e Xhafer Tahirit,…

Lajme
Sot, në Komunën e Vushtrrisë është nënshkruar një koalicion mes LDK-së dhe LVV-së, për të mbështetur këtë të fundit në balotazhin e 9 nëntorit, i cili do të garoj me Ferit Idrizin e PDK-së.
Në lidhje me këtë koalicion, nga LDK kanë thënë se nuk e kanë autorizuar atë dhe se veprimet e Xhafer Tahirit, kandidatit të tyre për kryetarë të Vushtrrisë i kanë quajtur veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për këtë veprim të Tahirit, si dhe mbrojtjen që i njëjti po i bën gjatë gjykimit Faruk Mujkës, gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se duhet të përjashtohet nga partia.
I vëllai i Tahirit, Ahmeti, në një koment te gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar ashpër, e me gjuhë fyese.
“E para Lirim koalicioni është punë parimi nëse e kupton dhe e dyta duhet me pas k*** me e përjashtu dikë prej partisë”, ka shkruar Ahmet Tahiri, vëllai i Xhafer Tahirit. /Lajmi.net/