Hovenier uron qytetarët me mesazhin më të ngrohtë për krishtlindjet
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar Krishtlindjet. Në mesazhin e tij për Krishtlindje, Hovenier shprehu nderimin për presidenten Vjosa Osmani dhe familjen e saj, e cila ishte ftuar në Kampin Bondsteel për të festuar së bashku me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s që shërbejnë në Kosovë. Përmes një…
Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar Krishtlindjet.
Në mesazhin e tij për Krishtlindje, Hovenier shprehu nderimin për presidenten Vjosa Osmani dhe familjen e saj, e cila ishte ftuar në Kampin Bondsteel për të festuar së bashku me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s që shërbejnë në Kosovë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “X”, ambasadori Hovenier u shpreh: “Laura dhe unë ishim të nderuar që Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj na u bashkuan në Kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjet me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s që shërbejnë larg familjeve të tyre dhe kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë paqësore dhe të sigurt.”
Ambasadori poashtu uroi të gjithë ata që po festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën, duke përhapur mesazhin e ngrohtë për Krishtlindje dhe festa të lumtura.
Laura and I were honored to have President @VjosaOsmaniPRKS and her family join us at Camp Bondsteel to celebrate Christmas with U.S. and NATO soldiers serving far away from their families and contributing every day to a peaceful and safe Kosovo. Wishing Happy Holidays to… pic.twitter.com/u9JMhRFv7b
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 26, 2024