Krishtlindja “e çmendur” e australianëve

Kostume babagjyshësh, bikini, qenushë, fëmijë të vegjël, të gjithë këto për të festuar Krishtlindjen në Sidnei, Australi.

Fun

25/12/2019 13:42

Daily Mail ka publikuar fotot nga festimet “e çmendura” të qindra australianëve në plazhin “Bondi”, nën rrezet e diellit.

Ndërkohë që temperaturat e ulta kanë “pushtuar” pjesën tjetër të botës, të rinjtë e Sidneit, e jo vetëm, kanë festuar Krishtlindjen në rërë e oqean.