Krisen raportet mes Dafina Zeqirit dhe Kidës?

Mikeshat më të mira të estradës duket se kanë vendosur të shkëpusin kontaktet me njëra tjetrën. Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin e Orhidea Latifi e njohur me emrin Kida të cilat kanë qenë mikesha të ngushta e që sollën edhe dy hite së bashku. Dy këngët e publikuara, “Luje belin“ dhe “Ai me mu so“,…

ShowBiz

02/09/2024 13:11

Mikeshat më të mira të estradës duket se kanë vendosur të shkëpusin kontaktet me njëra tjetrën.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin e Orhidea Latifi e njohur me emrin Kida të cilat kanë qenë mikesha të ngushta e që sollën edhe dy hite së bashku.

Dy këngët e publikuara, “Luje belin“ dhe “Ai me mu so“, tashmë kanë mbledhur me miliona klikime.

Dyshimet mbi prishjen e raporteve mes dy artisteve erdhi pasi ato nuk ndiqen më në rrjetin social në Instagram.

Megjiathtë ato nuk kanë dhënë ndonjë sqarim apo të kenë zbuluar diçka që mund të ketë quar në prishjen e marrëdhënieve.

Ndryshe gjatë verës dy artistet kanë sjellë këngë të reja të cilat janë kthyer në hite. /Lajmi.net/