Kriminelët serbë që masakruan shqiptarët në Pejë nuk shkojnë në gjykatë në Serbi: Alarmon Kandiq
Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare (HLC), ka reaguar për gjyqësorin në Serbi lidhur me mospjesëmarrjen në seanca gjyqësore të pjesëtarëve të VTO VJ-së, të cilët kanë vrarë 118 civilë në fshatrat e Pejës gjatë kohës së luftës në Kosovë. Kandiq, përmes platformës “X” ka shkruar se të akuzuarit për krime lufte…
Lajme
Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare (HLC), ka reaguar për gjyqësorin në Serbi lidhur me mospjesëmarrjen në seanca gjyqësore të pjesëtarëve të VTO VJ-së, të cilët kanë vrarë 118 civilë në fshatrat e Pejës gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Kandiq, përmes platformës “X” ka shkruar se të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë, si pjesëtarë të VTO VJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara.
Kjo sipas saj, tregon se gjyqësori është ‘i prishur’.
“Nëse të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë si pjesëtarë të VTO UJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është i prishur, që është mbështetur nga fakti se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në vitin 2014”, ka shkruar ajo.
Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000, deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Në vitin 2018, EULEX-i i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendëse.
Ako optuženi za ratne zločine u selima opštine Peć, u kojima su u svojstvu pripadnika VTO VJ ubili 118 civila, ne dođu na 3 od 8 zakazanih ročišta to govori da je pravosuđe “puklo”, čemu u prilog govori i podatak da je prva prvostepena presuda doneta 2014.
— Natasa Kandic (@natasakandic) April 7, 2024