“Kriminel, ka policë me kallash”, tensione në protestën e opozitës në Tiranë

Në protestën e opozitës në Shqipëri ka tensione të forta, Flamur Noka shtyhet dhe përplaset me shefin e komisariatit numër 1. “Kriminel, ka policë me kallash”, ka thënë Noka, shkruan TCh. Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me incidente të shumta, ku përpos shiut, ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë së shtetit…

Lajme

23/12/2024 19:17

Në protestën e opozitës në Shqipëri ka tensione të forta, Flamur Noka shtyhet dhe përplaset me shefin e komisariatit numër 1.

“Kriminel, ka policë me kallash”, ka thënë Noka, shkruan TCh.

Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me incidente të shumta, ku përpos shiut, ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë së shtetit

Pak orë më parë ka nisur protesta e opozitës në Shqipëri, në kuadër të mosbindjes civile për ngritjen e qeverisë teknike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bashkuar protestës në kryeqytet. Në e tij përshëndetëse, Berisha theksoi se nuk ka kthim pas deri në krijimin e një qeverie teknike.