​Krimi i rëndë në Fier, arrestohet nëna e 26-vjeçares

Është arrestuar Valbona Rama (53), nëna e 26-vjeçares që vrau të atin me tel në Frashër të Patosit. Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar fillimisht në polici se babai, Anesti Rama, ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë. Kur ka shkuar në vendin e…

Lajme

25/07/2025 15:17

Është arrestuar Valbona Rama (53), nëna e 26-vjeçares që vrau të atin me tel në Frashër të Patosit.

Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar fillimisht në polici se babai, Anesti Rama, ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë. Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafe nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.

Pas disa orësh marrje në pyetje, 26-vjeçarja u dorëzua dhe pranoi krimin, duke deklaruar se e ka ‘urryer të atin dhe se ai i kishte nxirë jetën’.

Dyshohet se ngjarja kriminale ishte planifikuar pasi nënë e bijë kishin çuar 56-vjeçarin për vizitë te kardiologu.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja Valbona Rama ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, raporton TopChannel, përcjell KosovaPress.