Krijoni një tren elektrik për fëmijët duke përdorur magnet, një tel dhe një bateri

Një video e shfaqur në YouTube tregon një krijim të një treni të thjeshtë elektrik të cilin mund ta bëni edhe ju shumë lehtë dhe t’ia dhuroni si lojë fëmijës apo ndonjë të afërmi tuaj.

Fun

07/12/2014 16:13

Personi në video përdorë një magnet, një tel bakri dhe një bateri për të krijuar kështu trenin më të thjeshtë elektrik në botë. “Treni” në fakt është një bateri e bashkëngjitur me magnete në të dy anët, transmeton Lajmi.net.

Kur ju e vendosni këtë tren brenda në hyrje të telit të bakrit, ai funksionon si një tren magjik. Ky projekt i vogël shkencor është argëtues dhe i lehtë për tu bërë.

Është një aktivitet i madh për fëmijët dhe ju mund të krijoni të gjitha llojet e pengesave dhe shtigjeve për trenin tuaj. Një mënyrë e mirë kjo për t’i mësuar të vegjlit për shkencën, përderisa edhe argëtohen në të njëjtën kohë, transmeton Lajmi.net.

Shikojeni videon dhe shpërndajeni këtë me miqtë tuaj!