Krijon llambë që reagon me stuhi sa herë që Trump poston në Twitter

Parse Error është një artist francez i lindur në Marsejë dhe ka krijuar një llambë e cila reagon në kohë reale sa herë që Donald Trump shkruan në twitter.

Fun

11/10/2017 15:54

Kjo llambë është e aftë të reagojë në kohë reale ndaj mesazheve të postuara në Twitter, duke krijuar stuhi sa herë që postohet diçka, transmeton lajmi.net

Drita e llambës lëkundet dhe krijohen një sërë rrufesh.

Këtë e ka realizuar duke menduar se Trump mishëron epokë të rrezikshme, si dhe fjalët e këtij njeriu në një rrjet social mund të rrezikojë fatin e miliona njerëzve.

Llamba politike, siç e quan artisti, fshehë natyrën e vërtetë prapa një objekti të bukur, i cili menjëherë ndryshon sjelljen e vëzhguesit kur zbulohet qëllimi i tij, duke shkaktuar ankth. /Lajmi.net/