“Krijoi meloditë më të bukura për këtë vend”, Irma Libohova shkruan fjalë prekëse për Avni Mulën
Irma Libohova ka përkujtuar veprën e Avni Mulës.

ShowBiz
Ditën e djeshme u dha lajmi se këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Avni Mula, ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare, shkruan lajmi.net.
Shumë fytyra publike i kushtuan dedikime në rrjete sociale artistit të madh shqiptar Avni Mulës, e një prej tyre ishte këngëtarja Irma Libohova, e cilësuar si një ndër zërat më të bukur të muzikë shqiptare.
“Të kisha mundësinë e të shprehurit të një poeti, do t’a kisha qendisur këtë status si poemë, pa fillim e pa fund. Ashtu si vepra jote,si familja jote,si model i një artisti,që e deshi kët’ vend, e krijoi meloditë më t’bukura për kët’ vend.Duke ruajtur në ekuilibër krijimtarinë e bukur e pafund,me sistemin që u shkërmoq ,fitove ti,artisti, duke lënë pas shpirtin në vepër.Ngushëllime familjes!U prehsh në paqe Avni Mula!”, shkroi ajo në imazhin e publikuar.
Ndërsa homazhet për artistin e popullit Avni Mula, këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm gjithashtu edhe autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare, do të mbahen në hollin e Universitetit të Arteve./Lajmi.net/