Krijohet gjethi artificial që prodhon oksigjen (Video)
Studenti i Universitetit Mbretëror të Arteve në Londër, Julian Melchiori ia ka dalë të krijojë gjethin artificial, që vepron sikur ai që e ka krijuan nëna natyrë.
Auto & Tek
Gjethi artificial është i aftë të shfrytëzojë dyoksidin e karbonit dhe me ndihmën rrezeve të diellit të prodhojë oksigjen.
“Fshehtësia e fotosintezës artificiale qëndron në krijimin e kloroplasteve nga qelizat bimore në materiale mëndafshi, që shërbejnë si bazë”, sqaron Julian.
Ky student gjenial thekson se zbulimi i tij do të mund të ketë përdorim të gjerë në shumë fusha.
Ndërtesa të tëra do të mund të mbështilleshin me gjethe artificiale në mënyrë që të krijohet sistem i shëndetshëm ventilimi, kurse mund të gjejë zbatim edhe në udhëtimet e gjata në gjithësi për prodhimin oksigjenit.