Kreu vjedhje të rëndë, arrestohet i mituri nga Prishtina
Policia e Kosovës ka arritur që dje ta arrestojë një të mitur nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Lajme
Më 17 janar të këtij viti, në ora 19:00 në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë, një i mitur dyshohet se kishte kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Që nga 17 janari Policia e Kosovës ishte në kërkim të tij, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, vetëm gjatë ditës së djeshme njësitet e Policisë së Kosovës kanë arritur që ta arrestojnë këtë të mitur.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/