Kreu i naftëtarëve: Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira të derivateve në rajon
Pas fillimit të luftës në Iran çmimet e derivateve në tregjet globale kanë njohur rritje. Një përjashtim të tillë nuk ka bërë as Kosova. Në lidhje me këtë çështje dhe si qëndron situata aktualisht në Kosovë ka folur kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Berjani pohoi se sot çmimet sillen përafërsisht diezelli 1.40€…
Lajme
Pas fillimit të luftës në Iran çmimet e derivateve në tregjet globale kanë njohur rritje.
Një përjashtim të tillë nuk ka bërë as Kosova.
Në lidhje me këtë çështje dhe si qëndron situata aktualisht në Kosovë ka folur kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Berjani pohoi se sot çmimet sillen përafërsisht diezelli 1.40€ deri 1.55€ ndërsa benzina 1.27 € deri 1.39:€
“Çmimet sot sillen perafësisht në Kosovë, diezelli 1.40€ deri 1.55€, benzina 1.27 € deri 1.39:€Dje çmimi i furnizimit ka qenë me shumicë 1.53€.” deklaroi Berjani për “Gazeta Blic”.
Ai renditi faktorët kryesorë që po ndikojnë në luhatjen e çmimeve të derivateve.
“Lufta në Iran, rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim dhe ngushtica e Hormuzit një nga rrugët më të rëndsishme të kalimit të naftës në botë.Çdo problem në atë koridor reflektohet në tregjet globale dhe reflekton edhe te ne në Kosovë.Këtë koridor e kanë kaluar me qindra anije në dit po tash nuk kalojnë jo më shumë se 10 deri ne 20 në ditë dhe ato me rrezikshmeri të madhe” potencoi Berjani.
Por sipas kryetarit të shoqatës së naftëtarëve s’ka nevojë për panik pasi në Kosovë ka derivate mjaftueshëm.
Ai tha se qytetarët e Kosovës janë duke u shërby me çmimet më të lira në rajon.
“Qytetarët nuk kanë nevojë për panik se derivate në Kosovë ka mjaftushem dhe shpresojmë se do te arrihet një marrëveshje paqje dhe do të stabilizohet tregu i naftes ne gjithë globin.Qytetart tonë janë duke u shërby me çmimet më të lira ne regjion.Stabilizimi i tregut të naftes behet atëherë kur ndalet lufta.Stabilizimi i tregut eshtë ne dorën e presidentit Trump” deklaroi Berjani.