Kreu i KQZ-së me super-pasuri, banesa, shtëpi e një lokal 700 mijë euro- tri vetura e deklarim të kursimeve nga “hisja e mbetur”

Emri i tij u bë më i përfolur që nga marrja e mandatit për drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. E natyrisht atë arritëm që ta shohim shumë shpesh në paraqitje direkte shkaku i zgjedhjeve të shumta që u zhvilluan në vendin tonë. Por ku qëndron me pasurinë Kreshnik Radoniqi, i pari i KQZ-së? Në…

Lajme

22/04/2026 10:28

Emri i tij u bë më i përfolur që nga marrja e mandatit për drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

E natyrisht atë arritëm që ta shohim shumë shpesh në paraqitje direkte shkaku i zgjedhjeve të shumta që u zhvilluan në vendin tonë.

Por ku qëndron me pasurinë Kreshnik Radoniqi, i pari i KQZ-së?

Në deklarimin e pasurisë Radoniqi ka publikuar të dhënat zyrtare që ishte pjesë e GJykatës së Apelit, e më pas pjesë e KQZ-së.

Por pasuria e paluajtshme e Radoniqit është tejet e madhe.

Ai ka deklaruar një depo në vlerë 5 mijë euro,një garzhë në vlerë 15 mijë euro, një banesë 470 mijë euro dhe një depo tjetër 5 mijë euro. Por jo vetëm kaq. Në deklarim të Radoniqit figuron edhe një lokal 700 mijë euro e një garazhë 15 mijë euro. Njëra nga banesat e tij kap vlerën e rreth 126 mijë eurove ndërsa një depo 6 mijë euro. Një banesë tjetër 57 mijë euro dhe një shtëpi 85 mijë euro, transmeton lajmi.net.

Radoniqi deklaroi dy vetura të blerë që kapin vlerën e 9 mijë eurove dhe një veturë që thotë ta ketë dhuratë në vlerë 10 mijë euro.

Radoniqi nuk është keq as sa i përket parave të gatshme nëpër banka.

Ai ka kursyer në njërën prej bankave 3 mijë euro e kursime e që thotë se janë para të mbetura nga hisja.

Në kuadër të të ardhurave vjetore, Radoniqi deklaroi pagën si dhe mëditjet që mori nga buxheti i Kosovës./Lajmi.net/